Kosova

Ja cilat janë datat që po shqyrtohen për mbajtjen e votimeve në Kosovë

Shkruar nga Liberale.al

Ja cilat janë datat që po shqyrtohen për mbajtjen e votimeve

Presidentja Vjosa Osmani ka organizuar një mbledhje me përfaqësuesit e subjekteve politike për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Në këtë mbledhje u diskutua që si datë paraprake të jetë data 5 tetor , Albulena Haxhiu tha se nga Vetëvendosje preferojnë këtë datë, kurse nga PDK deklaruan se datat e tyre janë 12 dhe 19 tetori.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, një ditë më parë bëri të ditur se menjëherë pas konsultimeve, presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve.

Haxhiu ka deklaruar për mediat se në takimin me Osmanin është diskutuar dhe për krizën politike, por edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH