Kosova

FOTO E DITËS: Pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë në zgjedhjet e landit në Hamburg

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS:  Pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, thotë se në qytetin e Hamburgut po shkruhet historia, pasi pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova, po garojnë për zgjedhjet e landit të Hamburgut.

Ajeti shkruan se ky është një moment historik dhe arritje e jashtëzakonshme.

“Ky është një moment historik dhe një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për diasporën shqiptare, por edhe për forcimin e zërit të saj në politikën dhe politikbërjen gjermane”, ka shkruar Ajeti.

Postimi i plotë i ambasadorit: 

Hamburgu po shkruan histori!

Për herë të parë, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit të Hamburgut! Ky është një moment historik dhe një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për diasporën shqiptare, por edhe për forcimin e zërit të saj në politikën dhe politikbërjen gjermane.

Së bashku me udhëheqësin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg, Mizbah Mustafa, patëm kënaqësinë të mirëpresim dhe të bashkëbisedojmë me kandidatët:


 Dafina Berisha (SPD)

 Kushtrim Lulaj (CDU)

 Muhamet Idrizi (CDU)

 Nikola Tunici (CDU) dhe

 Sami Musa (FDP).

Ftojmë të gjithë shqiptarët në këtë land të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të marrin pjesë në zgjedhje. Pjesëmarrja juaj nuk është vetëm një votë – është një zë më i fuqishëm brenda institucioneve gjermane!

Dikur, zëri i mërgatës sonë dëgjohej në rrugët e Hamburgut përmes protestave. Nesër, ai mund të dëgjohet në parlamentin e këtij landi, duke përfaqësuar interesat dhe të drejtat tuaja.

Këta pesë kandidatë vijnë nga parti të ndryshme politike, por ajo që i bashkon është më e madhe se ajo që mund t’i ndajë. Prandaj, bëhu pjesë e kësaj historie, duke qenë dëshmitar i saj.

 Suksese Dafinës, Kushtrimit, Muhametit, Nikollës dhe Samiut – dhe gjithë miqve të Kosovës! 

#mërgatashqiptare #mërgata #diasporajonë #diasporashqiptare #Hamburg @Highlight Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg, Gjermani

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH