Një rast i rëndë abuzimi seksual ka ndodhur në Kosovë, ku viktimë është një e re, e cila prej disa ditësh rezultonte e zhdukur.
Sipas mediave të Kosovës, e reja ishte deklaruar e zhdukur nga familjarët e saj në Gjakovë dhe prej disa ditësh, policia po punonte për gjetjen e saj. Pasi ajo është gjetur, ka rezultuar se është viktimë e një sulmi seksual. Policia ka arrestuar autorin e përdhunimit, teksa nuk dihet nëse ai kishte lidhje me zhdukjen e saj.
“Gjakovë 18.11.2024-12:55. Lidhur me rastin është raportuar se me 19.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale Sulm seksual ndaj viktimës femër kosovare e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.