Kosova

Dita e Pavarësisë së Kosovës/ Hashim Thaçi dhe Haxhi Shala shfaqen së bashku nga Haga

Shkruar nga Liberale

Dita e Pavarësisë së Kosovës/ Hashim Thaçi dhe Haxhi

Me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, u shfaqën përmes një lidhjeje "live" nga Haga.

Thaçi dhe Shala u panë të buzëqeshur gjatë bisedës me familjarët e Shalës, nga e cila u shkrep një fotografi.

Djali i Haxhi Shalës, Flakroni, ndau gjithashtu fotografi të të dyve gjatë kohës që ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe tani që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Nga fronti i luftës në 1999 te sfidat e sotme, gjithmonë në shërbim të Kosovës! Historia mund të ndryshojë, por idealet mbeten të pathyeshme. Gëzuar Pavarësinë, populli i Kosovës!” shkroi ai në postimin e tij.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH