Kosova

Detaje nga TRAGJEDIA brenda shkollës në Finlandë, mes të plagosurve edhe një nxënëse shqiptare

Shkruar nga Liberale

Detaje nga TRAGJEDIA brenda shkollës në Finlandë, mes të

Këtë të martë, një nxënës 12-vjeçar në një shkollë në Finlandë ka vrarë një fëmijë dhe ka plagosur dy të tjerë. Mes dy të plagosurve është edhe vajza nga Kosova.
Ministria e Jashtme e Kosovës konfirmon se në mesin e të plagosurve nga sulmi në një shkollë në Finlandë, është edhe një nxënëse shqiptare.

Nxënësja është me origjinë nga Kosova.

Ministria e Jashtme e Kosovës shprehet se përmes ambasadës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet finlandeze dhe me familjen e vajzës së plagosur.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË JASHTME TË KOSOVËS:

Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova.

Këtë të martë, një nxënës 12-vjeçar në një shkollë në Finlandë ka vrarë një fëmijë dhe ka plagosur dy të tjerë. Mes dy të plagosurve është edhe vajza nga Kosova. Reuters ka raportuar se gjendja e të plagosurve nga ky sulm paraqitet e rëndë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH