Kosova

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova kërkon lirimin e Arbnor Spahiu

Shkruar nga Liberale

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova kërkon lirimin e

 

Arrestimi nga autoritetet serbe dhe ngritja e akuzës për vrasje të rëndë në Banjskë të Zveçanit, ndaj ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, ka vënë në lëvizje të gjithë aparatin shtetëror në Kosovë.

Autoritetet thonë se po bëjnë çdo përpjekje për lirimin e tij. Spahiu u arrestua më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, teksa po kthehej me autobus nga Austria në Kosovë së bashku me familjen e tij.

Gjykata e Lartë në Suboticë urdhëroi një muaj paraburgim për Spahiun me pretendimin se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” në fshatin Banjskë në veri të Kosovës. Kjo pavarësisht faktit se, sipas avokatit të Spahiut, Arianit Koci, ai ka tre vite që jeton në Gjermani, e nuk është më pjesë e Policisë së Kosovës.

Në një reagim në Facebook, kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha se prej momentit të arrestimit të Spahiut, institucionet e vendit janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë. “Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet”, tha Kurti.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH