Bota

Habit djali i Trump: NATO e bombardoi Serbinë që të mbulonte skandalin Clinton-Lewinsky

Shkruar nga Liberale
Habit djali i Trump: NATO e bombardoi Serbinë që të mbulonte

Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan Donald Trump, Donald Trump Jr, zhvilloi një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç tre ditë më parë në Beograd.

Gjatë atij takimi, Trump Jr e ftoi Vuçiçin në podacatin e tij, në fillim të të cilit ai bën një përshkrim të Serbisë si një shtet që qëndron për sovranitet dhe kufij të sigurt dhe tregon vendndodhjen e Serbisë në hartën e Europës, duke shfaqur një hartë ku Kosova është pjesë e Serbisë.

Më tej, ai prek edhe temën e fushatës së bombardimeve të NATO-s, ku si të mirëqenë e merr një teori konspirative që ka qarkulluar asokohe.

Donald Trump Jr. beson se bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë pasturi si qëllim shpërqëndrimin e vëmendjes së publikut nga skandali mes ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton dhe një praktikanteje në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky.

“Tensionet në Kosovë, një rajon me shqiptarë etnikë në Serbi, u përshkallëzuan në një konflikt të hapur në vitin 1998. NATO më pas e bombardoi Serbinë më 1999, që rezultoi me tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Kjo erdhi në pikën më të lartë të skandalit mes Bill Clinton dhe Monica Lewinsky. Dhe shumë njerëz, veçanërisht tani pas një periudhe reflektimi, shumë e shohin këtë bombardim si një shpërqendrim nga ai dështim për Bill Clintonit”, tha Trump Jr.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH