Globi

VIDEO/ Rrëzohet avioni ushtarak me 15 persona në bord në Moskë, motorët morën flakë në ajër

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Rrëzohet avioni ushtarak me 15 persona në bord në

Një avion transporti ushtarak rus është rrëzuar, pasi është përfshirë nga flakët në rajonin e Ivanovos në veriperëndim të Moskës.

Ngjarja ndodhi kur avioni IL-76 ishte duke zbritur drejt tokës me një nga motorët e tij të përfshirë në flakë. Pamjet e tjera treguan një kolonë tymi të zi që ngrihej nga vendi i përplasjes, raportoi "The Moscow Times."

Sipas medieve të huaja, ende nuk dihet fati i 15 pasagjerëve të avionit, i cili mësohet se po kryente një fluturim stërvitor.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, në bord kishte tetë anëtarë të ekuipazhit dhe shtatë pasagjerë.

“Më 12 mars rreth orës 13:00 me orën e Moskës, një aeroplan transporti ushtarak Il-76 u rrëzua në rajonin e Ivanovës pasi u ngrit për një fluturim të planifikuar. Në bord kishte tetë anëtarë të ekuipazhit dhe shtatë pasagjerë. Sipas raportit të parë nga vendi i përplasjes, shkaku i përplasjes ishte një zjarr që përfshiu një nga motorët gjatë ngritjes”, thuhet në deklaratën e Ministrisë Ruse të Mbrojtjes. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH