Globi

TRAGJIKE në Qipro/ Humbin jetën nga zjarri çifti i bashkëshortëve së bashku me 3 fëmijët e mitur

Shkruar nga Liberale
TRAGJIKE në Qipro/ Humbin jetën nga zjarri çifti i

Një tragjedi ka tronditur Qipron, ku një çift i ri dhe tre fëmijët e tyre të vegjël humbën jetën pasi u dogjën të gjallë në një zjarri të madh që përfshiu një ndërtesë apartamentesh në Agios Nikolaos, Limasol.

Zjarri shpërtheu natën vonë, dhe pavarësisht përpjekjeve të shpejta të forcave të sigurisë, për të hyrë në apartamentin ku ndodhej familja, ata nuk mundën ta shpëtonin. Banorët e pallatit të tjerë arritën të shpëtonin në kohë, duke u larguar nga ndërtesa para se flakët të përhapen më tej.

Një çift i moshës 35 dhe 33 vjeçare, si dhe fëmijët e tyre 7, 3 dhe 2 vjeç, që jetonin në katin e dytë të ndërtesës, nuk ia dolën dot. Pas shuarjes së zjarrit, trupat e pajetë të familjes u gjetën në apartamentin e shkrumbuar.

Vendi i ngjarjes u rrethua menjëherë nga forcat e Policisë dhe Zjarrfikësve, të cilat mbërritën me tre automjete dhe një platformë hidraulike për të përballuar flakët. Zjarri kishte përfshirë një pjesë të shtëpisë që ishte ndërtuar me materiale të ndryshme, duke përfshirë karton gipsi, dhe dyshohet se një problem i mundshëm elektrik mund të ketë shkaktuar shpërthimin e flakëve.

Hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me Policinë dhe Shërbimin Elektromekanik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH