Globi

TRAGJIKE në Australi, 6 të vdekur nga dallgët e larta

Shkruar nga Liberale
TRAGJIKE në Australi, 6 të vdekur nga dallgët e larta

Dallgët e mëdha në Sidnei të Australisë i ka marrë jetën një peshkatari 58-vjeçar duke e çuar numrin e personave që humbin jetën në 6.

Peshkatari ndodhej së bashku me një djalë 14-vjeçar i cili fatmirësisht u shpëtua dhe ju dha ndihma e menjëhershme mjekësore.

Lajmi për vdekjen e peshkatarit që ndodh që përkon me festën e Pashkëve vjen pas kushteve shumë të rrezikshme në det për shkak të dallgëve të mëdha.

Që nga e premtja, fati i dy personave të tjerë në det nuk dihet, ndërsa kërkimet po vazhdojnë për gjetjen e tyre.

Autoritet autsraliane u kanë bërë thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë dhe janë paralajmëruar ata që merren me sportin e sërfit të qëndrojnë larg bregut të detit.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH