Një vajzë një vjeçare ndërroi jetë sot në Itali, pasi ishte mbyllur në një makinë për disa orë.
Sipas mediave italiane, vogëlushja për një gabim tragjik është harruar në makinë nga babai i saj. Kur burri u kthye atje ku kishte parkuar, në Marcon (Venecia), ai e kuptoi tragjedinë dhe kërkoi ndihmë.
Ambulanca mbërriti brenda pak minutash, por nuk mund të bëhej asgjë më shumë për vogëlushen, e cila u dërgua në urgjencë, por tashmë kishte ndërruar jetë.