Globi

TRAGJEDI/ Flakët gjigante "pushtojnë" spitalin, humbin jetën 6 foshnja të porsalindura dhe lëndohen 5 bebe të tjera

Shkruar nga Liberale

TRAGJEDI/ Flakët gjigante "pushtojnë" spitalin, humbin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Indi, ku gjashtë foshnja të porsalindura humbën jetën dhe pesë bebe të tjera  mbetën të lënduara, pasi një zjarr i madh përfshiu një spital në Nju Delhi.

Policia indiane njoftoi sot arrestimin e një mjeku dhe pronarit të një spitali të palicensuar për fëmijë, pas një zjarri që vrau gjashtë foshnja. 

Sipas zyrtarit të policisë, spitali “nuk kishte sistem shpëtimi në rast zjarri”. Përveç kësaj, leja e funksionimit i kishte skaduar në mars dhe pronari kishte porositur gjithashtu më shumë se dyfishin e numrit të shtretërve që lejohej të kishte. “Spitali ishte i licencuar për një numër maksimal prej pesë shtretërish, por kishte instaluar më shumë se dhjetë”, tha zyrtari i policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH