E përditshmja britanike The Guardian i ka dedikuar një artikull protestës masive sot në Beograd të Serbisë, duke thënë se është më e madhe në historinë e një vendi ballkanik.
Zhurmat e bilbilave dhe vuvuzelave bënë jehonë në të gjithë kryeqytetin serb, i cili është në gatishmëri të lartë që nga shpallja e tubimit.
Gjithashtu në qendër të Bogradit, është parë figura e Kalit të Trojës me rrota, 3.5 metra të gjatë, e krijuar nga studentët e Arteve.
Tensionet janë rritur përpara demonstratës, pasi mbështetësit e presidentit filluan të ngrenë një kamp në një park përpara pallatit presidencial.
Vuçiç paralajmëroi në fillim të kësaj jave se forcat e sigurisë do të përdorin forcën kundër njerëzve në tubim.
Transporti i qytetit të Beogradit u anulua të shtunën në një përpjekje të dukshme për të parandaluar njerëzit të merrnin pjesë në miting, ndërsa kolona të mëdha makinash bllokuan rrugët që të çojnë në kryeqytet.
Od Skupštine do Tehničkih fakulteta ⌛snimljeno oko 15.15 ⛽ pic.twitter.com/BaMSs08VcH
— CRTA (@CRTArs) March 15, 2025
Kompania e transportit tha se lëvizja ishte bërë “për arsye sigurie”.
Vuçiç, i cili ka dominuar politikën serbe që kur u bë kryeministër në 2014 dhe më pas president në 2017, tha se demonstruesit nuk do ta detyronin kurrë të tërhiqej.
“Do të duhet të më vrisni nëse doni të më zëvendësoni,” tha ai.
Autoritetet janë përballur me protesta thuajse ditore që nga nëntori i kaluar kur një çati e stacionit u shemb duke vrarë 14 vetë në Novi Sad, qyteti i dytë i Serbisë.
Shumë fajësuan korrupsionin e shfrenuar për katastrofën në stacion, të cilin Vuçiç e kishte inauguruar në vitin 2022 pas rinovimeve.