Kina po paralajmëron Shtetet e Bashkuara se vendosja e tarifave ndaj partnerëve të saj kryesorë tregtarë do të ketë pasoja serioze në stabilitetin e ekonomisë globale.
“Pekini beson se tarifat e SHBA shkojnë kundër të gjithë botës”, u tha gazetarëve Li Jian, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, pasi Donald Trump njoftoi se ai po rrit tarifat për produktet kineze në 125%.
Ai u shpreh se Kina nuk është e interesuar për një luftë, por nuk do të ketë frikë nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë kërcënimet.
“Fushata amerikane nuk po fiton mbështetjen e popullit dhe do të përfundojë me dështim”, shtoi ai. “Kina nuk do të heshtë dhe nuk do të lejojë privimin e të drejtave dhe interesave legjitime të popullit kinez”, paralajmëroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze.
“Shtetet e Bashkuara njoftuan kohët e fundit vendosjen pa kriter të tarifave ndaj të gjithë partnerëve të saj tregtarë, përfshirë Kinën, e cila shkel të drejtat dhe interesat legjitime të ndërmarrjeve kineze dhe ndikon seriozisht në stabilitetin e rendit ekonomik global,” tha He Yongqian, një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë, gjatë një konference për shtyp.