Globi

Putin shpall ARMËPUSHIM 3-ditor në Ukrainë, KËRKESA që i drejton Kievit!

Shkruar nga Liberale

Putin shpall ARMËPUSHIM 3-ditor në Ukrainë, KËRKESA që

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur armëpushim të njëanshëm 3-ditor në Ukrainë. Armëpushimi do të jetë nga data 8-11 Maj, sipas CNN.

Presidenti rus i ka bërë thirrje Ukrainës që të bëjë të njëjtën gjë duke zbatuar armëpushimin. Kremlini thotë se armëpushimi do të mbahet nga mesnata e 7-8 Majit deri në mesnatën e 10-11 Majit për të shënuar 80-vjetorin e Ditës së Fitores dhe mposhtjen e Gjermanisë naziste.

Disa ditë më parë, Rusia nuk pranoi një propozim të SHBA-së për armëpushim 30-ditor, gjë që u pranua nga Ukraina. Ndërkaq nga pala ukrainase nuk ka ende asnjë reagim apo deklaratë publike. 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH