Globi

Përmbytjet dhe rrëshitjet e dheut ‘varrosën’ njerëzit në gjumë, 166 viktima dhe mbi 200 të tjerë të zhdukur

Shkruar nga Liberale

Përmbytjet dhe rrëshitjet e dheut ‘varrosën’

Raportimet e fundit flasin për të paktën 166 persona kanë vdekur dhe më shumë se 200 të tjerë janë zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut në jug të Indisë.

Zyrtarët thanë se shiu i dendur në Kerala, një nga destinacionet më të njohura turistike të Indisë, çoi në përrenj balte, uji dhe shkëmbinjsh, të cilët ‘varrosën’ njerëzit teksa ishin në gjumë.

Është fatkeqësia më e keqe në shtet që nga përmbytjet vdekjeprurëse në 2018 dhe ka të ngjarë të lidhet me ndryshimin e kushteve të Detit Arabik, i cili “po ngrohet me një shkallë më të lartë në krahasim me rajonet e tjera”, paralajmëruan shkencëtarët e klimës.

Autoritetet thanë se gati 1,000 njerëz ishin shpëtuar nga komunitetet në distriktin Wayanad, i vendosur në vargmalin malor Western Ghats dhe i njohur për plantacionet e tij të çajit. 195 persona ishin plagosur, ndërsa 225 individë të tjerë ishin ende të zhdukur.

Ekspertët thanë se zona kishte parë shira të dendur në dy javët e fundit që kishte zbutur tokën, përpara se reshjet jashtëzakonisht të mëdha të hënën të shkaktonin rrëshqitje të dheut.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH