Globi

VIDEO/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për 6 viktima dhe disa të plagosur në Australi

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction, Sidnei, Australi. 

Sipas medieve të huaja, gjashtë persona thuhet se kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me thikë.

Një nënë dhe foshnja e saj 9 muajshe, kanë mbetur të plagosura dhe janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

Zona është evakuuar dhe në rrjetet sociale janë publikuar foto të ambulancave dhe automjeteve të policisë në vendngjarje. Pamjet tregojnë një burrë i cili mban një thikë në dorë.

Policia e Uellsit të ri Jugor tha në një deklaratë: "Një incident kritik ka filluar pas të shtënave ndaj njëburri në Bondi Junction.

"Pak para orës 16:00, shërbimet e urgjencës u thirrën në Westfield Bondi Junction pas raportimeve për shumë njerëz të goditur me thikë."

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH