Globi

OKB paralajmëron për sulme në centralin bërthamor në Zhaporizhia

Shkruar nga Liberale
OKB paralajmëron për sulme në centralin bërthamor në

Një sulm i ri me dronë në centralin e energjisë në Zaporizhja të Ukrainës, ka rritur rrezikun për “aksident të madh bërthamor”.

Kështu ka deklaruar hënë Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike.

Rusia ka thënë se Ukraina qëndron pas sulmit, në të cilin janë plagosur tre persona. Ukraina, në anën tjetër, e ka mohuar përfshirjen.

Ky central bërthamor, që kontrollohet prej Rusisë, dhe ka gjashtë reaktorë, është në vijën e frontit të konfliktit Rusi-Ukrainë.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka paralajmëruar disa herë kundër sulmeve të tilla.

Shefi i kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara, Rafael Grossi, ka thënë se sulmi i së shtunës me dronë ka qenë “ i pamatur” dhe “përshkallëzim masiv i sigurisë bërthamore”.

Centrali në Zaporizhja, në jug të Ukrainës, është më i madhi në Evropë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH