Globi

NGJARJE E RËNDË/ Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Suedi, qëllohen pesë persona

Shkruar nga Liberale

NGJARJE E RËNDË/ Të shtëna me armë zjarri në

Pesë persona dyshohet se janë qëlluar më armë zjarri në një shkollë në Suedi, në qytetin Orebro, rreth 200 km në perëndim të Stokholmit.

BBC shkruan se të shtënat u raportuan në shkollën Risbergska rreth orës 13:00 të së mërkurës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e personave të lënduar.

Ndërkohë ministri suedez i drejtësisë, Gunnar Strömmer, tha për SVT Örebro se situata ishte shumë serioze dhe përgjigja ndaj incidentit ishte ende në proces.

“Publikut i kërkohet të qëndrojë larg zonës së Västhaga, ose të qëndrojë brenda shtëpive të tyre. Dëgjoni oficerët e policisë në vendngjarje”, thuhej në një deklaratë të policisë të publikuar në orën 13.20, duke shtuar se operacioni i policisë ishte “ende në vazhdim”.- tha policia në një deklaratë të bërë publike, vetëm pak pasi  u raportua ngjarja. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH