Globi

Nëna vret dy djemtë e saj dhe më pas i jep fund jetës në Gjermani

Shkruar nga Liberale

Nëna vret dy djemtë e saj dhe më pas i jep fund jetës

Një nënë ka vrarë dy djemtë e saj adoleshentë dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Tragjedia familjare raportohet se ka ndodhur në banesën e tyre në Villingen-Schwenningen të Gjermanisë.

Policia tha se një grua 45-vjeçare mësohet se ka vrarë fillimisht dy djemtë e saj dhe më pas veten.

Bashkëshorti dhe babai i fëmijëve i ka gjetur të pajetë në banesë mbrëmjen e së martës gruan e tij dhe dy djemtë 14 dhe 16 vjeç.

Punonjësit e shpëtimit mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e tyre.

Oficerët gjetën një thikë, e cila dyshohet të jetë arma e vrasjes.

Sipas hetimeve fillestare, nëna ka vrarë fillimisht dy adoleshentët dhe më pas veten.

Departamenti i Hetimeve Penale ka nisur hetimet e mëtejshme.

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH