Moment historik për komuniterin shqiptar në SHBA. Violeta Berisha është e para grua shqiptare, e cila është betuar si kryebashkiake në Fairview, New Jersey.
Lajmi i mirë dhe që bën krenarë shqiptarët atje, është bërë i ditur nga ambasada amerikane, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se ky është një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA.
"Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në Amerikë. Violetta Berisha u betua si Kryetarja e Bashkisë e Fairview, New Jersey. Borough of Fairview.
Urime Violetta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë.
Mirënjohje dhe krenari për arritjet e saj dhe komunitetit. Suksese në rrugëtimin tuaj. Krenarë për arritjet e shqiptarëve kudo që janë”, thuhet në reagimin e ambasadës.