Maqedoni

Mitsotakis ia bën sërish të qartë SHKUPIT: Bëhuni seriozë, ndaloni lojërat partiake ose do të izoloheni ndërkombëtarisht!

Shkruar nga Liberale

Mitsotakis ia bën sërish të qartë SHKUPIT: Bëhuni

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një tjetër mesazh Shkupit zyrtar, në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë së Veriut.

Me ardhjen në pushtet të VMRO-së, si në Presidencë ashtu dhe në qeveri, kryetarja e re e shtetit e quajti në fjalimin e saj zyrtar shtetin Maqedoni, dhe jo Maqedoni e Veriut sipas Marrëveshjes së Prespës me Greqinë.

Por Kryeministri Mitsotakis u ka kërkuar liderëve politikë të RMV-së që t’i lënë lojërat partiake dhe retorikën politike tani që zgjedhjet kanë përfunduar dhe të mbajnë sjellje serioze shtetërore.

“Marrëveshja e Prespës duhet respektuar. Emri i vendit është Maqedoni e Veriut dhe ata që ende e quajnë Republika e Maqedonisë do të na kenë përballë. Miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut duhet ta kuptojnë se periudha parazgjedhore ka përfunduar dhe duhet të bëhen seriozë”, u shpreh Mitsotakis.

Kryeministri grek paralajmëroi se Maqedonia e Veriut do të izolohet ndërkombëtarisht nëse vazhdon me të njëjtën sjellje, shkruan Protothema.gr. 

“Besoj se do t’u bëhet presion i madh, tashmë ka pasur një reagim nga Presidentja e Komisionit Europian pas ndërhyrjes greke. Greqia nuk është e izoluar, Shkupi është. Çështjet për emrin e Shkupit nuk ndryshojnë. Ajo që duhet t’u bëjmë është t’ju shpjegojmë se kjo politikë e tyre do t’i çojë në izolim ndërkombëtar. Ne nuk jemi naivë dhe dimë t’i menaxhojmë këto lojëra me partitë e vogla.

E pamë që VMRO po vjen në pushtet me retorikë ekstreme, e diskutuam brenda dhe thamë se nuk duam të vazhdojmë me ratifikimin e memorandumeve. Unë mund ta kisha grisur marrëveshjen me një ligj dhe një nen, por kjo nuk është e mundur dhe ua kisha bërë të qartë qytetarëve, isha i sinqertë me ta."- nënvizoi Mitsotakis për mediet greke./ Përgatiti Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH