Globi

Meloni: Gjëja që dua pas vajzës sime, është Italia! Kam humbur zgjedhjet në Sardenjë, nuk është dita më e mirë

Shkruar nga Liberale

Meloni: Gjëja që dua pas vajzës sime, është

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaroi se pas vajzës së saj, donte më shumë Italinë, duke shtuar se "hallet nuk mund t’i mbysë me alkool."

“Më ftoni ditën që humbas zgjedhjet në Sardenjë, po bëj edhe Kreshmën dhe as hallet nuk mund t’i mbyt në alkool. Kështu që nuk është dita më e mirë për të pritur simpati dhe lumturi nga unë”, u  shpreh Meloni.

Këto deklarata ajo i bëri pas një takimi me korrespondentët e shtypit të huaj në Romë, shkruan TGCom24.mediaset.

“Koha është ajo që u ka munguar qeverive italiane: Këtij kombi i duhet stabilitet, për të dhënë përparësi investimeve, për të pasur një strategji, për të qeverisur fuqitë ekonomike. Demokracia shpërblehet, nuk ka rrezik autoritarizmi.

Me reformën e kryeministrisë, ajo që do të doja të bëja është që qytetarët të zgjedhin partinë që dëshironin për të qeverisur. Unë e konsideroj veten një person të respektueshëm dhe të mirë dhe e di që nuk duhet të nënvlerësojmë kurrë ligësinë e mundshme të një njeriu të mirë që është i detyruar të jetë i keq”, tha Meloni.

Kryeministrja italiane tha gjithashtu se i ka kushtuar shumë vëmendje angazhimit politik.

“Gjëja që dua më shumë pas vajzës sime është kombi im dhe më zemëron që Italia nuk respektohet. Si patriot kam vuajtur nga një Itali e përbuzur, e konsideruar joserioze dhe e pabesueshme. I vura vetes synimin për të rivendosur besueshmëria për këtë komb, për të përmbysur një histori që ndonjëherë është edhe instrumentale: spageti dhe mandolina italia, Italia të cilës nuk mund t’i besosh”, përfundoi ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH