Globi

Me veshin e fashuar, TRUMP shfaqet për herë parë në publik pas atentatit, merr pjesë në konventën republikane

Shkruar nga Liberale

Me veshin e fashuar, TRUMP shfaqet për herë parë në publik

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA,, Donald Trump, bëri një hyrje triumfuese në konventën e partisë së tij në Milwaukee dje, duke shënuar kështu dhe daljen e parë publike pas atentatit gjatë mitingut të tij në Pensilvani.

Ai hyri në Forumin Fiserv në qendër të Milwaukee me një fashë në vesh ndërsa turma brohoriste “Lufto”.

Trump, pasi përshëndeti zyrtarët e partisë, u ul pranë kandidatit të tij për zëvendëspresident dhe senatorit të Ohajos, J. D. Vance. Këtë herë Trump nuk mbajti një fjalim, por shfaqej herë pas here i prekur nga turma e mijëra njerëzve. Ai uli kokën në lutje dhe tha disa herë: “Faleminderit të gjithëve”.

Konventa katërditore filloi më pak se 48 orë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një tubim të Trumpit në Butler, Pensilvani, duke vrarë një mbështetës. Autori i armatosur u qëllua për vdekje dhe motivi i tij mbetet i paqartë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH