Globi

"Më kafshoi gishtin teksa bënim se*ks”, burri pret që gruan ta zërë gjumi dhe më pas e vr*et me thikën e kuzhinës

Shkruar nga Liberale

"Më kafshoi gishtin teksa bënim se*ks”, burri pret që

Një burrë ka vrarë partneren e tij me thikë, teksa kjo e fundit ishte në gjumë. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Brazil. Të vras në gjumë njeriu të cilit i ke beduar jetën. 

Në dëshminë e tij para trupës gjykuese autori i vrasjes Marcos Paulino tha se vendosi të vriste bashkëshorten   e tij, pasi ajo i kishiti kafshuar gishtin e dorës së majtë, teksa po kryenin marrëdhënie seksuale.

Ai tha se acarua shumë, sepse gruaja e tij 38-vjeçare i kafshoi njërin nga gishtat e dorës së majtë gjatë aktit seksual.

Ai tha se priti që 38-vheçaren ta zinte gjumi. Më pas mori thikën në kuzhinë dhe e godit në gjoks dhe fyt, duke i marrë jetën në mënyrë tragjike.

“Pasi gruaja ndërroi rrobat e saj dhe u kthye në shtrat për të fjetur, ai e goditi me thikë në fyt dhe gjoks, duke e vrarë”, tha zëdhënësi i policisë për agjencinë braziliane të lajmeve G1 .

Paulino u vetëdorëzua në polici të hënën. Autoritetet shkuan në shtëpinë e çiftit dhe gjetën trupin e pajetë të De Casia-s “me plagë me thikë në fyt dhe qafë”, tha në një deklaratë Sekretariati i Sigurisë Publike të Sao Paulos, shkruan Daily Mail.

Vrasësi u tha hetuesve se kishte “konsumuar kokainë ” përpara se të vriste gruan e tij, me të cilën u njoh në tetor 2023.

Paulino rrezikon 12 deri në 30 vjet burg nëse shpallet fajtor. Sipas të dhënave të publikuara në mars nga Forumi i Sigurisë Publike të Brazilit, gjithsej 1,463 gra u vranë në vitin 2023, një vlerësim që korrespondon me 1.4 vdekje për çdo 100,000 gra.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH