Globi

Krimi rrëqethës: Pas 16 vitesh, rrëfen se ka vrarë të dashurën dhe ka çimentuar trupin e saj

Shkruar nga Liberale
Krimi rrëqethës: Pas 16 vitesh, rrëfen se ka vrarë të

Një burrë nga Koreja e Veriut ka rrëfyer pas 16 vitesh se ka vrarë të dashurën dhe e ka fshehur trupin e saj në ballkon. Burri, i cili tani është rreth të 50-ave, i tha policisë se e goditi të dashurën me një objekt gjatë një zënke në apartamentin e tyre në qytetin Geoje.

Më tej, ai e vendosi trupin e saj të pajetë në një valixhe dhe e varrosi poshtë një hapësire me tulla dhe çimento, në ballkonin e tij. Gruaja e ndjerë ishte ende në kërkim dhe trupi i saj u gjet pasi një punëtor mirëmbajtjeje e zbuloi, teksa po bënte punime në pallat.

Trupi, i cili ishte i dekompozuar në valixhe, i përkonte pikërisht gruas së zhdukur, zbuluan analizat e shenjave të gishtave. Autopsia zbuloi më tej se ajo ishte goditur me një objekt të fortë në kokë.

Burri, i cili identifikohet thjesht me nistoren “A” për të ruajtur privatësinë, nuk banonte më në të njëjtën shtëpi ku u gjet trupi. Ai dëshmoi se jetoi me gruan e ndjerë për rreth 5 vitesh në apartamentin në Geoje dhe më pas, e vrau pas një zënke që ndodhi në tetor të vitit 2008.

Ai rrëfeu se e futi trupin e saj në valixhe dhe e fshehu në ballkonin e katit të tretë dhe vetëm njëra prej dhomave të tij të çonte te ky ballkon. Që prej asaj kohe, apartmenti ishte kthyer në një depo dhe nuk jetonte njeri atje.

Gruaja e ndjerë, e cila asokohe ishte në të 30-tat, nuk u raportua e zhdukur nga familja për tre vite. Pas një kohe kaq të gjatë, familjarët thanë se nuk kishin kontakte me vajzën dhe shkuan që ta takonin. Z. "A" u tha se ishin ndarë dhe se ajo ishte larguar nga qyteti.

Policia tha se po vijojnë hetimet dhe se pritet që burri të akuzohet për vrasje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH