Kamala Harris ka thyer heshtjen pas të shtënave me armë zjarri që u dëgjuan pranë fushës së golfit, aty ku ndodhej dje ish-presidenti Donald Trump.
Ky i fundit u sigurua nga agjentët e Shërbimit Sekret pasi të shtënat në Florida shënuan atentatin e dytë ndaj ish-presidentit në më pak se dy muaj.
Zëvendëspresidentja e cila do të përballet me kandidatin e republikanëve në zgjedhjet presidenciale të nëntorit tha se ishte e lehtësuar që askush nuk u lëndua në tentativën e fundit për të vrarë rivalin e saj.
“Jam informuar për raportet e të shtëna me armë zjarri pranë ish-presidentit Trump dhe pronës së tij në Florida, dhe jam e lumtur që ai është i sigurtë”, shkroi ajo në platformën X.
“Dhuna nuk ka vend në Amerikë”, shkroi Harris.
Shërbimi Sekret raportohet se ka qëlluar kundër personit të armatosur dhe një i dyshuar u kap më vonë në atë që zyrtarët besojnë se ishte një përpjekje për të vrarë ish-presidentin. “Presidenti Trump është i sigurt pas të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij”, tha në një deklaratë drejtori i komunikimit të fushatës Trump, Steven Cheung.