Policia boliviane ka kryer një operacion të gjerë kundër një grupit të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, duke arrestuar disa persona.
Mes të arrestuarve është edhe një shqiptar i identifikuar si Loren Hyseni, i cili dyshohet si kreu i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës nga Bolivia në Evropë dhe Azi.
Ndërkohë ministri bolivian i Brendshëm, i cili dha detajet e operacionit, deklaroi se shtetasi shqiptar kishte hyrë ilegalisht në vend, ndërsa do të bashkëpunohet me Europol dhe Interpol për të zbardhur rrjetin e trafikut të gjerë.
Operacioni u zhvillua gjatë ditës së djeshme ndërsa si synim kishte arrestimin e autorit të vrasjes së dy personave që u vranë në San Ignacio de Velasco gjatë ditëve të karnavaleve.