Globi

Tërmeti 6.1 sot në Turqi/ Momenti kur spikerja përpiqet të qëndrojë e qetë, ndërsa studioja lëkundet fuqishëm

Shkruar nga Liberale

Tërmeti 6.1 sot në Turqi/ Momenti kur spikerja përpiqet të

Ky është momenti i tensionuar kur një prezantuese televizive u pa duke marrë frymë thellë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, ndërsa një tërmet me magnitudë 6.1 goditi Turqinë lindore dhe Sirinë.

Video e tërmetit
Provinca Malatya e Turqisë u trondit nga tërmeti mëngjesin e së mërkurës, me valëzime që u ndjenë në qytetet e Diyarbakir, Elazig dhe Malatya.
Në Elazig, rreth 94 persona mbetën të plagosur sipas guvernatorit të Turqisë, Numan Hatipoglu, raportuan mediat lokale.

Në një nga lëkundjet e fuqishme, një prezantuese e ERTV-së u pa duke kapur tryezën në mes të leximit të lajmeve, ndërsa kamera tundej.

Ajo tha: 'Oh im, zot, ende po vazhdon', ndërsa shikonte rreth studios, duke mbajtur letrat në vend dhe duke marrë frymë thellë.

Kur dridhjet e forta marën fund, prezantuesja mbylli sytë dhe vazhdoi teknikën e frymëmarrjes së ngadaltë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH