Globi

Harruan djalin me autizëm në makinë dhe ndërroi jetë, lirohen prindërit shqiptarë në Greqi: I çonim ujë dhe ushqim në mjet

Shkruar nga Liberale

Harruan djalin me autizëm në makinë dhe ndërroi

Çifti shqiptar, Petrit dhe Vezire Elezi, përkatësisht 56 dhe 48 vjeç, janë lënë të lirë nga Gjykata e Halkidës, pasi u arrestuan nën akuzën se kishin lënë në makinë në temperatura të larta, djalin e tyre autik, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë.

Sipas medieve greke, gjykata vendosi për ta masën e sigurisë "detyrim paraqitje" një herë në muaj. Çifti u mbrojt nga avokatja Vasilea Oikonomou.

Dy prindërit thanë se janë të shkatërruar nga ngjarja tragjike, ndërsa shtuan se 23-vjeçarit i pëlqente të kalonte kohë në makinë dhe i kishte gjithmonë dritaret të hapura, ndërsa i çonin ujë dhe ushqim.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH