Globi

FOTOT/ Zjarr i përmasave të mëdha në kryeqytetin italian! Evakuohen banesat dhe godina e televizionit publik

Shkruar nga Liberale

FOTOT/ Zjarr i përmasave të mëdha në kryeqytetin italian!

Shtëllunga të mëdha tymi duken nga pamjet, ndërsa katër ndërtesa, observatori astronomik dhe selia e RAI-t janë evakuuar.

Flakët janë shumë pranë shtëpive si dhe në Ponte di Nona pranë qendrës tregtare Roma Est.

Dhjetë ekipe zjarrfikëse kanë ndërhyrë me mbështetjen e dy cisternave dhe mjeteve të mbrojtjes civile. Në aksion për shuarjen e flakëve ishte edhe helikopteri Drago VF159. Evakuimi i ndërtesave ishte i nevojshëm për shkak të tymit të dendur dhe flakëve.

“Flakët ishin të forta që herët pasdite”, thanë disa banorë të Monte Marios, të cilët dolën në rrugë nga frika e zjarrit që po djeg kodrën dhe kërcënon shtëpitë.

“Pamë tymin e zi dhe të dendur, dëgjuam shpërthimet, u frikësuam dhe dolëm në rrugë”, shprehen ata. Ekipe të shumta zjarrfikëse ndërhynë rreth orës 13:00.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH