Nuk është kurrë vonë për të mësuar gjëra të reja. Një 95-vjeçar mund ta vërtetojë këtë. David Marjot është i diplomuari më i vjetër në një universitet të Britanisë - dhe ai thotë se nuk do të ndalet me kaq.
Psikiatri në pension u diplomua në Universitetin Kingston, në Londër, duke marrë një diplomë në Filozofinë Moderne Evropiane - 72 vjet pasi u kualifikua për herë të parë si mjek.
Ai tha se diploma e tij ishte "punë e vështirë" pasi kujtesa nuk ishte ajo që kishte pasur.
Por Dr Marjot, nga Surrey, Mbretëria e Bashkuar, sipas BBC, tani po shqyrton një diplomë tjetër, që mund t'i marrë kohë deri në moshën 102-vjeçare për të përfunduar.
Ka shumë nga ata që heqin dorë edhe nga pasioni ose nga gjërat që duan më tepër. Por e tëra jeta është për të mësuar, prandaj edhe për arsimimin shprehja “nuk është kurrë vonë”, vlen edhe më shumë. /Liberale.al/