Dy gra u larguan nga fluturimi i “British Airways” në Londër pas një sherri që thuhet se u provokua nga një kapelë me mbishkrimin “Bëje Amerikën përsëri të mrekullueshme” – që vendoset nga mbështetësit e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, shkruan The Guardian.
Incidenti ndodhi të shtunën teksa gratë, të moshës 40 dhe 60 vjeç, po përgatiteshin të fluturonin për në Teksas nga Londra.
Sipas dëshmitarëve, një grua u ndie e ofenduar nga kapelja e kuqe e vendosur nga mbështetësja e Trumpit dhe i kërkoi ta hiqte.
Fluturimi BA191 duhej të nisej në orën 12:10, por u nis dy orë me vonesë pa dy gratë e përfshira në incident.
Dyshohet se gratë shkëmbyen grushte e më pas kapiteni kërkoi ndihmën e policisë, të cilët shoqëruan të dyshuarat.
Policia po vijon hetimet për rastin.
Kompania “British Airways” u ka kërkuar falje pasagjerëve. Ndërsa nga aeroporti i Londrës ka thënë se është e jashtëzakonshme që për herë të parë fluturimi vonohet për shkak të një kapele.