Globi

Elegante dhe plot stil/ Melania Trump realizon setin e ri fotografik si Zonja e Parë pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë

Shkruar nga Liberale

Elegante dhe plot stil/ Melania Trump realizon setin e ri fotografik si Zonja e

Melania Trump, pasi u rikthye në Shtëpinë e Bardhë ka realizuar edhe një set fotografik si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara.

Pasi Donald Trump filloi mandatin e tij të dytë si president i SHBA-së, ish-modelja ka pozuar për numrin e ri të revistës “Hello”, me një veshje elegante dhe serioze.

Elegante dhe plot stil/ Melania Trump realizon setin e ri fotografik si Zonja e

Melania duket se ka evoluar që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë katër vjet më parë. Pasi kaloi pak kohë larg vëmendjes, ajo u fokusua në rolin e saj si bashkëshorte dhe nënë, kushtuar djalit të saj, Barron.

Sipas bashkëpunëtorëve të saj të ngushtë, stilisti Hervé Pierre, fotografi i saj zyrtar Regine Mahaux dhe stilisti i brendshëm Tham Kannalikham, vetëbesimi i saj është rritur mjaftueshëm muajt e fundit.

Tani, si Zonjë e Parë për herë të dytë, ajo është gati të përballet me sfida të reja, shkruajnë mediat e huaja.

Elegante dhe plot stil/ Melania Trump realizon setin e ri fotografik si Zonja e

“Ajo ka qenë gjithmonë aktive, por tani duket se ka më shumë liri për t’u shprehur”, thotë fotografi i saj, Regine Mahaux ndërsa shton se: “Ajo është një person ndryshe nga sa ishte tetë vjet më parë dhe gjithmonë i ka qëndruar besnike vetes. Këtë herë energjia është ndryshe, pasi Presidenti është rrethuar me fytyra të reja”.

Ekipi i saj e përshkruan atë si një grua me personalitet të vendosur. Edhe pse i jep prioritet bashkëshortit dhe Barron, ajo gjithashtu arrin të balancojë rolin e saj si Zonjë e Parë. “Melania e di gjithmonë se ku duhet të jetë. Ajo është gjithmonë në krah të burrit të saj. Ajo është e shkëlqyer në mbështetjen e rolit të Presidentit, ajo vë familjen e saj në radhë të parë dhe kjo është diçka që unë e vlerësoj, vlerat e saj familjare janë të forta,” shprehet ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH