Globi

Sulme të armatosura në Rusi, vritet një oficer policie, ekzekutohen dy agresorët

Shkruar nga Liberale

Sulme të armatosura në Rusi, vritet një oficer policie,

Persona të armatosur sulmuan një sinagogë në Derbend, shtëpia e një komuniteti hebre në Republikën e Dagestanit në Kaukazin e Veriut. .

Një oficer policie dhe një prift raportohet se u vranë në sulmet e personave të armatosur në kishat ortodokse dhe një sinagogë në Kaukazin rus, tha sot komisioni kombëtar kundër terrorizmit.

Dy nga sulmuesit u qëlluan për vdekje, raportoi Baza Telegram. 

“Sulmet u kryen kundër dy kishave ortodokse, një sinagoge dhe një postblloku policie në Dagestan‘, tha komisioni, sipas agjencisë ruse të lajmeve Ria-Novosti.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë sinagogën në Derbent të përfshirë nga flakët.

Të shtëna janë dëgjuar edhe në kryeqytetin e Republikës së Dagestanit, Makhachkala.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH