Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut mbetet e qëndrueshme pas 15 ditë shtrimi në spital.
Ndërkohë, zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi se Papa ka kaluar një natë të qetë dhe janë vënë re disa përmirësime në shëndetin e tij.
“Ashtu si në ditët e fundit, nata kaloi pa probleme dhe Papa tani është duke pushuar”, thuhet në deklaratë.
Por megjithatë gjendja shëndetësore e tij mbetet e “kompleksuar”, por me përmirësime të lehta.
Kreu i Vatikanit vazhdon të marrë oksigjen dhe fizioterapi për të ndihmuar në përmirësimin e frymëmarrjes.
Papa 88 vjeçar po trajtohet në spitalin Gemelli të Romës, teksa mjekët kanë konfirmuar se ai vuan nga pneumonia në të dyja mushkëritë. Ati i shenjtë nuk ka pasur kriza të reja të frymëmarrjes dhe parametrat e gjakut i ka pasur të qëndrueshëm.