Globi

Tragjedia me 57 viktima në Tempi/ Sot protesta masive në Greqi, bllokohen pikat e kalimit kufitar

Shkruar nga Liberale

Tragjedia me 57 viktima në Tempi/ Sot protesta masive në Greqi,

Greqia është përfshirë sot nga një grevë e përgjithshme, në shenjë nderimi për 57 viktimat e 2 viteve më parë nga përplasja e 2 trenave ne Tempe.

Kështu ditën e sotme punonjës te sektorit publik dhe privat kanë lënë punën dhe kanë organizuar tubime në të gjitha qytetet e Greqisë. Mediet greke raportojnë se sot janë paralajmëruar plot 244 tubime te sindikatave ne qytetet greke.

Po ashtu protestuesit kërkojnë gjetjen dhe dënimin e përgjegjësve që shkaktuan aksidentin tragjik ku humben jetën 57 persona dhe u plagosen shume te tjerë.

Greva ka përfshirë edhe një pjesë të doganave greke, ku në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës, Qafë Botë dhe 3 Urat është pezulluar puna nga ora 7 e mëngjesit dhe do vazhdojë deri në 23.00 sipas orës lokale. Në këto pika kufitare qarkullimi do të lejohet për ambulancat dhe mjetet funerale, ndërsa në Kakavijë, do të lejohet edhe lëvizja e këmbësorëve.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH