Globi

Pas bisedës së tensionuar, anulohet konferenca Trump-Zelensky, Presidenti ukrainas largohet nga Shtëpia e Bardhë

Shkruar nga Liberale

Pas bisedës së tensionuar, anulohet konferenca Trump-Zelensky,

Pas tensioneve, Konferenca e përbashkët për mediat mes presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymir Zelnsky është anulluar.

Sipas CNN konferenca është anulluar për shkak të bisedës së tensionuar mes dy liderve.

Ndërkohë që Trump ka shkruar në “Truuth Social” se Zelebsky mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë “kur të jetë gati për paqe.

“Ne patëm një takim shumë domethënës sot në Shtëpinë e Bardhë. U mësua shumë që nuk mund të kuptohej kurrë pa biseda nën një zjarr dhe presion të tillë. Është e mahnitshme ajo që del përmes emocioneve dhe unë kam vendosur që presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Unë nuk dua përparësi, dua PAQE. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”, shkruan Trump.

Ndërkohë burime bënë me dije se gjatë bisedës në Zyrën Ovale ka patur mjaft tension mes dy liderve, ku trump i ka thënë Zelenskyt se po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore, ndërsa zv-presidenti amerikan Jd Vance i ka thënë se ka treguar mungesë respekti ndaj Amerikës dhe nuk ka thënë asnjëherë faleminderit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH