Tre persona humbën jetën në një sulm me dron në rajonin Kherson të Ukrainës, në një pjesë të kontrolluar nga Rusia.
Një grua dhe një fëmijë u vranë në një sulm ukrainas me dron në një ambulancë në fshatin Mala Lepetykha, sipas Reuters.
Agjencia e lajmeve ruse Tass raportoi se një tjetër civil u vra në granatimet e qytetit Oleshky, duke cituar shërbimin e shtypit të guvernatorit të vendosur nga Rusia.