Dhjetëra mijëra njerëz në çdo qytet të Greqisë u ngritën sot në protestë për të shënuar dy vjetorin e tragjedisë në Tempi, ku humbën jetën 57 persona. gjatë përplasjes së dy persona.
Qytetarë të të gjitha moshave vërshuan qendrën e Athinës për të shënuar dy vjetorin e aksidentit tragjik në Tempi.
Mediat ndërkombëtare pasqyruan tubimin e madh në Athinë, si dhe incidentet që pasuan në kryeqytetin grek.
" Protestuesit hedhin kokteje molotov dhe policia gjuan gaz lotsjellës ndërsa demonstrata në Greqi kthehet e dhunshme."- raportoi Sky news.
Protestat po zhvillohen në qytete të vogla dhe të mëdha në të gjithë Greqinë, si pjesë e një greve të përgjithshme, e cila ka ndaluar fluturimet, si dhe ka ndaluar transportin detar e hekurudhor.