Presidenti Donald Trump ka sqaruar gjatë takimit me Kryeministrin britanik Keir Starmer në Shtëpinë e Bardhë, deklaratën e tij, për Volodymyr Zelensky.
Sipas mediave Trump e quajti Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, diktator, me arsyetimin se nuk zhvillon zgjedhje ngaqë sondazhet e nxjerrin humbës.
I pyetur nga gazetarët nëse i qëndronte ende këtij mendimi, Trump ka mohuar të ketë bërë një deklaratë të tillë. “E kam thënë unë këtë? Nuk mund ta besoj që e kam thënë,” u shpreh Presidenti Trump, duke nënkuptuar se nuk e mban mend të ketë përdorur këto fjalë për Zelensky.