Globi

Rruga drejt SHTËPISË SË BARDHË/ Projeksioni i CNN: Rezultatet e para për Harris dhe Trump

Shkruar nga Liberale

Rruga drejt SHTËPISË SË BARDHË/ Projeksioni i CNN:


Amerikanët votojnë sot për zgjedhjet presidenciale, për të cilat votuesit janë të ndarë në nivel kombëtar, por edhe në shtatë shtete kryesore. CNN nxjerr projeksionet e para.
Cilat shtete pritet të përcaktojnë rezultatin mes ish-presidentit republikan, Donald Trump, dhe nënpresidenten demokrate, Kamala Harris?
Sipas CNN, demokratja e nis me 226 vota garën, ndërsa kundërshtari i saj politik, Trump e nis me 219. Pra siç shihet, Harris është në një avantash relativisht të madh ndaj ish-presidentit republikan.

Shtetet e lëkundura janë Nevada, Wisconsin, Pensilvania, Michigan, Arizona, Georgia dhe Karolina e Veriut, ku në hartë janë në ngjyrë të verdhë.

Shtetet që pritet të fitojë Kamala Harris janë: Washington, Oregon, California, Minnesota, Illinos, Colorado, New Mexico, Virginia, New York, Maine, Neë Hampshire, Vermont, Massachusetts, Coneccticut, New Jersey, Delaware, Maryland, Hawai.

Ndërsa në shtetet e tjera pritet të marrë më shumë vota Donald Trump.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH