Globi

A kanë RREZIK? Zelensky PARALAJMËRON: Rusia do të SYNOJË Kazakistanin, shtetet baltike, Poloninë dhe gjysmën e Gjermanisë!

Shkruar nga Liberale

A kanë RREZIK? Zelensky PARALAJMËRON: Rusia do të

Presidenti i Urainës, Volodymyr Zelenskyy ka renditur vendet që ai beson se Rusia do të synojë, nëse ia del me qëllimet e saj në Ukrainë.

Zelensky deklaroi se beson se presidenti rus, Vladimir Putin do t'i drejtohet Kazakistanit, përpara se të shkojë në shtetet baltike, Poloni dhe Gjermani.

“Për të, ne jemi një satelit i Federatës Ruse”, tha ai për CBS.

"Për momentin, jemi ne, pastaj Kazakistani, pastaj shtetet baltike, pastaj Polonia, pastaj Gjermania. Të paktën gjysma e Gjermanisë.", tha presidenti ukrainas, Skynews.

Kazakistani, ashtu si shtetet baltike, ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik të gjerë përpara rënies së tij në 1991.

Polonia ishte nën kontrollin efektiv të sovjetikëve si një shtet satelit, siç ishte gjysma lindore e Gjermanisë, e njohur atëherë si Republika Demokratike Gjermane, deri në ribashkimin gjerman në 1991.

Zelenskyy paralajmëroi gjithashtu se SHBA, si një anëtare e NATO-s, nuk ishte imune nga konflikti./ Përgatiti A.Menalla/ Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH