Globi

Ish-Miss Ekuadori/ 23-vjeçarja qëllohet për vdekje me armë zjarri

Shkruar nga Liberale

Ish-Miss Ekuadori/ 23-vjeçarja qëllohet për vdekje me armë

23 vjeçarja është u qëlluar për vdekje brenda një restoranti në qendrën tregtare La Cuadra në provincën e Los Ríos.

Ish-Miss Ekuadori Landy Parraga ishte duke ngrënë mëngjes kur vrasësit hynë brenda dhe e qëlluan disa herë derisa vdiq. Modelja e cila shoqërohej nga partneri i saj u vra ndërsa po largohej nga restoranti.

Dy persona hynë brenda restorantit, ku njëri prej tyre iu afruar dhe e qëlluar drejtpërsëdrejti modelen. Ai vazhdoi ta qëllonte atë edhe pasi u shtri në tokë.
Vrasësi i dytë që ishte pranë derës u afrua disa hapa dhe tentoi gjithashtu të qëllonte Parragën. Vrasja është regjistruar në kamerat e sigurisë së biznesit.

Emri i Landy Párraga u shfaq në rastin “Metastasis”, ku po hetohej një strukturë e krimit të organizuar. Në një bisedë chati doli edhe emri i saj.
Ish-mbretëresha e bukurisë përmendej në bisedat mes trafikantit të drogës Leandro Norero dhe avokatit të tij, të cilat u publikuan në çështjen “Metastasis”, për të cilën ka disa të arrestuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH