Presidenti turk Tayyip Erdogan sulmoi sërish Netanyahun gjatë fjalimit të tij në Ankara, duke e krahasuar atë me “nazistin” Adolf Hitler.
"Gjithçka nga BE-ja e deri te agjencitë e lajmeve kanë dështuar në këtë krizë në Gaza. Kuptuam se institucionet që flasin shumë janë krejtësisht bosh kur bëhet fjalë për Izraelin.
Nga sot kanë kaluar 80 ditë nga fillimi i sulmeve. Të gjitha vlerat e njerëzimit na u shkatërruan para syve. Nga ndryshon nga Hitleri? Ajo që po bën Netanyahu është më pak se ajo që bëri Hitleri?”, përfundoi Erdogan.