Bota

E RËNDË/ Shqiptari plagos me plumb në qafë djalin e të dashurës ukrainase

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Shqiptari plagos me plumb në qafë djalin e të

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Novate Milanese në Itali, ku një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka plagosur rëndë djalin 18-vjeçar e partneres së tij ukrainase.

I riu raportohet se është qëlluar me plumb në qafë nga 45-vjeçari dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Niguarda në Milano. Shqiptari u arrestua për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas hetimeve paraprake, të shtënat ndodhën pak pas orës 03:30 të mëngjesit.

18-vjeçari u godit nga një plumb në qafë, u transportua në spital ku iu nënshtrua menjëherë një operacioni.

Nuk dihet nëse në momentin e debatit ka qenë e pranishme edhe nëna e të riut, 39-vjeçarja ukrainase.

Në vendin ku ndodhi ngjarja u gjet një gëzhojë, nga arma e përdorur nga 45-vjeçari, e cila rezulton e vjedhur në vitin 2013 në Sassuolo.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH