
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur se ushtria e tij ka kapur dy kinezë duke përkrahur ushtrinë ruse në zonën lindore të Donetsk.
Sipas Zelensky, ai ka informacion se ka një numër të konsiderueshëm ushtarësh kinezë në forcat ruse, siç raporton AP News.
Ai u shpreh se pati një pati një perleshje me ushtarët kinezë pranë fshatrave Tarasivka dhe Bilohorivka në Donetsk, ku 6 prej tyre u përfshinë me trupat ukrainase. Dy nga ushtarët u kapën.
Deri më tani sakaq, nuk ka asnjë koment nga Kina lidhur me këtë deklaratë të Zelensky.
Po kështu, Zelensky i ka kërkuar një prej diplomatëve të tij të kontaktojë menjëherë Beijing për informacion. Sipas kreut të Ukrainës, Kina mund të jetë shteti i tretë i cili mund të ofrojë support Rusisë, pas Iranit dhe Koresë së Veriut.
Nga ana tjetër, Kina ka qenë mbështetëse e Rusisë që në fillimet e luftës Rusi-Ukrainë në shkurt të vitit 2022.
Duke marrë këtë parasysh, Zelensky i trembet qasjes se Rusia mund të përparojë më tej me Ukrainën falë ndihmës së partnerëve të saj, teksa po kërkon paqe në vendin e tij.