BE

Tmerr në Athinë/ Punonjësi i shkarkuar sulmon me armë kompaninë, vret 3 persona e më pas vetëvritet

Shkruar nga Liberale

Tmerr në Athinë/ Punonjësi i shkarkuar sulmon me armë

Një sulm me armë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në një kompani detare në Glifadha të kryeqytetit grek Athinë.

Mediat vendase raportojnë se një person ka hapur zjarr ndaj kompanisë, duke vrarë tre persona. Autori është me origjinë egjiptiane dhe është një ish punonjës i kompanisë që ishte shkarkuar. Atë grekët e quanin “Aris”, por sipas informacioneve emri i tij i vërtetë ishte El Burai.

Ai kishte qenë ishte përgjegjës në kompani për vite me radhë. Autori është futur në ambientet e kompanisë nga parkingu, pasi pavarësisht se ishte pushuar nga puna, sërish kishte të drejtë të hynte brenda.

Kur është futur brenda kompanisë, ai ka thënë se kishte hyrë për të pastruar. Ai fillimisht është ngjitur në kat i ndërmjetëm ku ka qëlluar dy persona dhe më pas është ndalur në katin e dytë ku ka qëlluar edhe një person tjetër, e cila dyshohet se është një grua.

Ai ka qëndruasr për disa orë në kompani duke terrorizuar të pranishëmit, pasi nuk i është bindur që t’i dorëzohet Policisë. Më pas, autori është gjetur i vetëvrarë në bodrumin e banesës.

Poll
SHQIPENGLISH