BE

Tjetër tërmet i fortë godet Greqinë, këtë herë lëkundjet janë ndjerë edhe në Turqi

Shkruar nga Liberale

Tjetër tërmet i fortë godet Greqinë, këtë

Në tjetër tërmet i fortë ka goditur sot Greqinë me magnitudë 4.3. Njoftimi është shpërndarë nga  Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMSC).

Duke iu referuar EMSC informohemi se tërmeti ka ndodhur rreth 40 kilometra në veriperëndim të ishullit Rodos, në një thellësi prej pesë kilometrash.

Qyteti i Soumi i cili ka një popullsi prej 2,300 banorësh, duke iu referuar EMSC, është vendi më i afërt në Greqi që ndieu lëkundjet e forta.

Tërmeti është ndjerë edhe në Turqi, ndërsa deri më tani nuk ka informacione për dëme të mundshme materiale.

Nuk është hera e parë që vie tërmet në Greqi. Vetëm javën e kaluar vendi fqinj u godit nga dy tërmetet të fortë. 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH