BE

Sëmuret presidentja e Komisionit Europian, anulon takimet zyrtare! Ja me çfarë është diagnostikuar Ursula von der Leyen

Shkruar nga Liberale

Sëmuret presidentja e Komisionit Europian, anulon takimet zyrtare! Ja me

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka anulluar papritur të gjithë axhendën e saj të paracaktuar për takimet shtetërore.

Shkak për këtë gjë është përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të presidentes, e cila është diagnostikuar me pneumonia.

Këtë lajm e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Europian Stefan de Keersmaecke. Keersmaecke tha se rikthimi i Von der Leyen pritet t’i rikthehet aktiviteteve të saj zyrtare nga mesi i muajit, nëse çdo gjë shkon më së miri.

"Ajo vuan nga pneumonia. Si rezultat, ajo ka anuluar disa angazhime për dy javët e para të janarit, duke përfshirë një fjalim të planifikuar në Lisbonë dhe një udhëtim në Gdansk. Nëse gjithçka shkon mirë, presidentja do të shërohet plotësisht nga mesi i muajit", tha zëdhënësi i Komisionit Europian Stefan de Keersmaecke.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH